Ballina Art “Reja” nën mbrojtjen e SIGAL UNIQA/ Kompania lider siguron instalacionin e famshëm...

“Reja” nën mbrojtjen e SIGAL UNIQA/ Kompania lider siguron instalacionin e famshëm në zemër të Tiranës

Një nga veprat më të njohura të instalacionit të artit publik, “Reja”, ideuar nga artisti i mirënjohur japonez Sou Fujimoto, qëndron prej disa vitesh në zemër të Tiranës, përpara Galerisë së Arteve duke u shndërruar në një ambient kulturor, me aktivitete të shumta për publikun.

Vepra e mirënjohur, e cila ka qëndruar edhe në Galerinë “Serpentine” në Londër, nuk është thjesht një metaforë e motit por një vepër e mirëfilltë arti.

Dhe ku ka art sigurisht që nuk mund të mungonte kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania, e njohur jo vetëm për produktet më novatore të sigurimit dhe mbi 500 milionë euro dëmshpërblime në 25 vjet, është një mbështetëse e fuqishme e artit dhe kulturës.

Për këtë arsye, “Reja” është marrë në sigurim nga SIGAL UNIQA, si një garanci se instalacioni në fjalë është i sigurtë nga çdo ngjarje e papritur që mund ta dëmtojë atë.

SIGAL UNIQA Group Austria është shoqëria  e madhe e sigurimit  Shqipëri dhe do  jetë një nga sponsorët gjeneralë,  do  kujdeset për sigurimin e pavionit dhe programin e aktiviteteve publike”, shkruan Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në websiten e saj.

Kjo është një tjetër dhuratë që SIGAL UNIQA i bën kryeqytetit teksa më herët ka sponsorizuar aktivitete të ndryshme dhe ka ndërtuar fusha sportive.

SIGAL UNIQA zotohet se sponsorizime të tilla në art, kulturë, sport do të vijojnë edhe në të ardhmen pasi kompania beson fort se me art, kulturë e sport jetohet më mirë.

“SIGAL UNIQA Group Austria”, lider i sigurimeve Shqipëri dhe rajon

E themeluar më Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Falë strategjisë së zgjedhur, modelit të biznesit, menaxhimit dhestafit profesional, SIGAL UNIQA është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në treg, duke e udhëhequr atë me rreth 30% të tij.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” nuk ështëm thjesht një kompani Sigurimi që operon me standarte tërësisht evropiane. Ajo është pjesë integrale e shoqërive ku operon.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, rreth 1.5milionë i besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë  mirë  bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 60 62 829