Qeveria japoneze më në fund e ka kuptuar se nuk janë më vitet e 90-ta, dhe ka konfirmuar se i ka dhënë fund përdorimit të “floppy” disqeve.
Përdorimi i teknologjisë së vjetërsuar nga Japonia është kthyer në titujt kryesorë këtë javë, pasi qeveria japoneze thuhet se shpalli fitoren në përpjekjet e saj për t’i dhënë fund përdorimit të “floppy” disqeve.
Ministri japonez i Dixhitalizimit, Taro Kono, informoi Reuters-in të mërkurën se “kanë fituar luftën me disketat gjatë 28 qershorit”.
Kono ka qenë gjithashtu i zëshëm për largimin e makinerive të faksit dhe teknologjive tjera analoge në qeverinë japoneze.
Nga mesi i qershorit 2024, ministria e Dixhitalizimit në Japoni, organi qeveritar përgjegjës për udhëheqjen e transformimit dixhital të vendit, kishte hequr të gjitha 1034 rregulloret që rregullonin përdorimin e disketave, me përjashtim të një përdorimi mjedisor që lidhet me riciklimin e automjeteve.
Sipas Reuters, ajo ishte krijuar gjatë pandemisë Covid-19 në vitin 2021, gjatë përpjekjeve për të kryer testimin dhe vaksinimin mbarëkombëtar, dhe kishte zbuluar se qeveria japoneze ende mbështetej në dosjet e letrës dhe teknologjinë e vjetërsuar.
“Floppy” disku është një teknologji e tillë e vjetërsuar, për faktin se nga fundi i viteve 2000, kompjuterët prodhoheshin rrallë me disqe të përfshira.