Ballina Kryesore Ne duhet të fillojmë të festojmë jetën e Kadaresë dhe suksesin që...

Ne duhet të fillojmë të festojmë jetën e Kadaresë dhe suksesin që u la pas brezave që do të vijnë

Nga Ramiz TAFILAJ

Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”

Me dhimbjen më të thellë unë dhe bota po mësojmë sot për vdekjen e të pavdekshmit tonë Ismail Kadare.  Edhe pse Ismail Kadare nuk do të jetëfizikisht mes nesh, ai do të jetë gjithmonë ipavdekshëm për kombin dhe letërsinë tonë kombëtare.

Kur Shqipëria ishte në anën tjetër të gardhit të hekurt, Ismail Kadare na bëri krenarë me romanet dhe librat e tij, të   përkthyer në shumë gjuhë botërore.

Ne të gjithë miqtë e tij të ngushtë si dhe familja e tij dhe mbarë kombi shqiptar sot ndjehemi shumë tëlënduar emocionalisht.

Ndërsa kalojmë nëpër këto ditë shumë të errëta përkëtë humbje të jashtëzakonshme. Ne duhet të fillojmëtë festojmë jetën e tij dhe suksesin që la pas brezave qëdo të vijnë.

Si mik personal i Ismail Kadaresë dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Gazetës së Alpeve, i shprehimngushëllimet tona të sinqerta familjes, të afërmëve dheKombit Shqiptar!

Qofshin të paharruara kujtimet dhe veprat e tëmadhit dhe të pavdekshëm, Ismail Kadare!

Sinqerisht dhe me dhimbje të thellë,

 

Ramiz TAFILAJ

Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”

 

Huoston-Teksas/SHBA, 1 korrik 2024

(Dy fotot botohen për herë të parë dhe iu përkasin fillim viteve’90, në Tiranë)