Zona pushtuese gjermane, e cila përfshinte një pjesë të konsiderueshme të viseve shqiptare, si: Mitrovicën, Vushtrrinë, Podujevën, Novi Pazarin, edhe pse formalisht u përfshi brenda kufirit të Qeverisë së Nediqit, me përkrahjen e autoriteteve politike e ushtarake gjermane, shqiptarët fituan një autonomi të kufizuar. Në këto krahina vepronte Lidhja Popullore Shqiptare, nën udhëheqjen e Ali Dragës e RexhepMitrovicës.
Përgatiti : Ismet Azizi
Kryetari i komisionit të Jashtëzakonshëm Shkollor, Dr. RexhepKrasniqi, më 2 tetor i raportonte Ministrisë së Arsimit për gjendjen faktike të popullsisë shqiptare në krahinën e Mitrovicës e të Novi Pazarit, ku, siç pohon, “ në pikëpamjen gjuhësore është shkaktuar përçamje mjaft të dukshme” dhe si rrjedhojë “ humbje të dijshme për kombësinë shqiptare’. Gjithnjë sipas tij, gjuha shqipe te elementi qytetar me kohë kishte filluar me u harrua dhe vetëm falë “ nevojës për t’u marrë vesh me katundarrin e rretheve”, e cila nuk kishte pësuar po thuaj se kurfarë influence të huaj gjuhësore “ të detyrojë qytetarët mos me i qitë krejtësisht në harresë gjuhën amtare”. Për të rrezikun më të madh përbënte Novi Pazari, i cili shumë herët kishte ra “ nën influencë të rëndë sllave” dhe prandaj kishte pësuar një proces sllavizimi shumë më të dendur, përkundër faktiti se “ pjesa kryesore e popullsisë muhamedane të kësaj krahine” lidhej ngushtë me Hotin, “ fisin e fortë shqiptar t’Alpeve Veriore Shqiptare, përsëri nuk kishte mundur t’iu shmangej sllavizimittotal”. Nisur nga kjo, Dr. Krasniqi, kërkonte një organizim të menjëhershëm për hapjen e shkollave shqipe, me qëllim të zhdukjes se rrezikut të asimilimit që i kanosej asaj krahine, e cila numronte rreth 100 000 banorë.
Për organizimin e shkollave fillore në raport thuhet:
Për të parën herë në historinë e këtyre vendeve do të hapen shkolla shqipe për vitin shkolluer 1941-42. Me përjashtim të Novi Pazarit dhe të krahinës së sajë, të gjitha vendet tjera janë, për sa i përket gjuhës, gjakut e traditës krejtsisht shqip
Novi Pazari ka qenë nën influencë të rëndë sllave dhe prandaj ka pésue ni proces sllavizimi shumë ma të dendun. Me gjith qirrjedhjen e tyne pjesa kryesoree popullsis muhamedane të késajkrahine të Novi Pazarit e lidh me Hot, fisin e fort shqiptar t’Alpeve Veriore Shqiptare, nuk ka mujt me i shpëtue sllavizimittotal.
Përgjithësisht me e shikjue brenda popullsisë shqiptare gjinden aty-ketu ka tunde të vogla serbe të vjetra dhe të themeluemerishtas ashtu edhe familje serbe nër katunde të banueme në shumicë prej shqiptarësh. Kjo pakicë popullsije serbe shpërndame midis shqiptarvet, sidomos në rrethet e Vuçiternes e të Podujeves,e cila flet edhe gjuhën shqipe, vjen dita ditës tue u shpërngulë. Popullsija shqiptare e Prefekturës së Mitrovices asht gadi krejtsisht e besimit muhamedan. Fanatizma fetare asht mjaft e gjallë. Prandaj asht e këshillueshme qi për vjetët e para mësuesit e mësueset të jenë të besimit muhamedan dhe mbi këtetë kenë taktin e seriozitetin dhe përmbajtjen e duhun. Arsimi femnuer ka me ndeshë në pengesa gadi të pa kapërcyeshme ndër katunde për vjetët e para. Katundet e ngeluna në këtë studim pa shkollë, 29 në numër, janë disa lagje të shkëputu na nga vatra e katundit dhe të vendosuna nër bjeshkë. Janë aq largas, sa nuk mund te bashkohen për të përhapë një shkolle, dhe janë aq të vegjël, saqi nuk mund të mbushin numrin e fémijve për njishkollë me vedi. Për vjetët e ardhshem mund të bahen ndryshime.
Rexhep Krasniqi (Gjakovë, 24 prill 1906 – 13 shkurt 1999) ka qenë mësues, nëpunës, ministër i shtetit shqiptar, veprimtar e mbrojtës i të drejtave shqiptare n’arenën ndërkombëtare.
Më 1962, prof. Rexhep Krasniqi, organizoi në New York“Lidhjen e Prizrenit në Mërgim”, të cilën e drejtoi Xhaferr Devaderi sa vdiq. Komitetin “Shqipëria e Lirë” do e udhëhiqte gjer më 1992.
Më 1994 dekorohet nga Presidenti Sali Berisha me titullin “Naim Frashëri” të klasit të parë.
Vdiq më 13 shkurt 1999, duke lënë amanet që biblioteka e tij e pasur t’i dhurohej “Vatrës”. Për varrimin e tij u kujdes miku i tij, publicisti, shkrimtari e studiuesi, z. Idriz Lamaj.