Ballina Ravijëzime Cilat janë qytetet më të shtrenjta për emigrantët për këtë vit?

Cilat janë qytetet më të shtrenjta për emigrantët për këtë vit?

Qendrat më të mëdha financiare të Azisë kanë zënë edhe një herë vendet e para, duke qenë qytetet më të kushtueshme për të jetuar për punonjësit ndërkombëtarë, sipas plaftormës së konsulencës Mercer.

Hong Kongu u rendit si qyteti më i shtrenjtë për të jetuar për emigrantët, i ndjekur nga Singapori dhe Zyrihu, sipas renditjes së ” Cost of Living City Ranking 2024.”.

Qytetet në Zvicër – Zyrih, Gjenevë, Bazel dhe Bernë – zunë katër nga 10 vende. Qyteti i Nju Jorkut u rendit në vendin e 7-të.

Pesë vendet e para nuk patën asnjë ndryshim, nga një vit më parë, por Londra u ngjit me 9 pozicione, nga numri 17 në 8.

10 qytetet më të shtrenjta për emigrantët:

  1. Hong Kong
  2. Singapor
  3. Zyrih, Zvicër
  4. Gjenevë, Zvicër
  5. Bazel, Zvicër
  6. Bernë, Zvicër
  7. Nju Jork, SHBA
  8. Londër, MB
  9. Nassau, Bahamas
  10. Los Anxhelos, Shtetet e Bashkuara

Anketa krahasoi kostot e më shumë se 200 artikujve në secilin prej 226 qyteteve të studiuara – duke përfshirë çmimin e banesave, transportit, ushqimit, veshjeve, mallrave shtëpiake dhe argëtimit.

Qyteti i Nju Jorkut u përdor si pikë referimi dhe luhatjet e monedhës u matën kundrejt dollarit amerikan.

Qytetet në Nigeri, Pakistan dhe Kirgistan ishin qytetet më pak të shtrenjta për të jetuar për emigrantët, me Lagos dhe Abuja në Nigeri, që ranë përkatësisht me 178 dhe 86 vende në vendin e 225 dhe 226.