Shqipëria behet gati për ndeshjen e sezonit. “Derbi” me Italinë do të jete ndeshja e parë e të dy kombëtareve në Euro 2024 dhe si e tillë nuk do “luhet” vetëm në fushë. Në shkallët e “Signal Iduna Park” tifozët kuqezi do të jenë plot 50.000 dhe do të bëjnë që për një natë muri i verdhë të ndryshojë bojë në kuqezi.
Lidhur me shitjen e të gjitha biletave në stadium, deri më tani tifozën kuqezi vlerësohet si një ndër më të mirat dhe të zjarrtat mes tifozerive në Gjermani për Euro 2024. Sipas vlerësimeve në stadium pritet të jenë 50 mijë shqiptarë dhe 31 mijë italianë në stadium.
“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë. Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shkruan Rama.