Ballina Kulinari Receta e ditës – Bakllava me molla dhe arra

Receta e ditës – Bakllava me molla dhe arra

Përbërësit:

▪ 1 kg mollë të qëruara
▪ 100 g arra të grira
▪ 150 g kumbulla të thata
▪ 6-7 lugë bollgur
▪ 1/2 pluhur për pjekje
▪ 1 lugë çaji kanellë
▪ 1/2 kg kore bakllavaje
▪ 150 ml vaj
▪ 2,5 gota ujë
▪ 2,5 gota sheqer

Përgatitja:

Pastroni dhe grijini mollët. Grini arrat dhe vendosini në ujë kumbullat që të zbuten më pas përzieni kumbullat dhe arrat e grira, si dhe mollët e grira, më pas shtoni orizin dhe kanellën.

Koret mbulojini me vaj, më pas mbushini dhe i rrotulloni, rëndisini të gjitha në një tepsi dhe piqni.

Piqeni bakllavanë në 180-200 gradë për afro gjysmë ore. Më pas, mbi bakllavanë e sapo pjekur hidhni shurupin pak të ftohur dhe lëreni të thithë lëngun e të ftohet.