Ballina Aktualitet 18 vjet “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” Ponari: Mijëra qytetarë dhe biznese na...

18 vjet “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” Ponari: Mijëra qytetarë dhe biznese na kanë besuar mirëqenien e tyre financiare

 

“SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, fondi më i madh i pensioneve private në Shqipëri festoon 18-vjetorin e themelimit.

Një rrugëtim i gjatë dhe me plot sfida por kur sheh se sa shumë siguri financiare u ka dhënë mijëra qytetarëve, lodhja zbehet.

Për të na folur më shumë mbi “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ne intervistuam CEO-n e tij z.Elvis Ponari.

“Viti 2024 është një vit jubile për “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, pasi këtë festojmë 18-vjetorin e themelimit.

18 vjet përkushtim, zhvillim, dhe siguri financiare për qytetarët shqiptare.

Por kjo nuk është vetëm një arsye feste për ne; është gjithashtu një dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të ndihmuar individët të sigurojnë të ardhmen e tyre financiare”, shprehet ai.

Por sa është sot vlera e aseteve të administruara nga “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” dhe sa biznese dhe individë i kanë besuar të ardhmen e tyre financiare pikërisht këtij emri?

“Jam i lumtur të ndaj me ju faktin se, aktualisht “SIGAL UNIQA FOND PENSIONI” mbart një vlerë totale të aseteve prej rreth 28 milionë eurosh.

Sot, SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ka privilegjin të bashkëpunojë me 134 biznese, të cilët na kanë besuar mirëqenien e tyre financiare. Gjithashtu, jemi krenarë të themi se numërojmë mbi 12 mijë klientë, që kanë bërë zgjedhjen e mençur për të investuar në të ardhmen e tyre me ne”, shprehet Ponari.

Ai tregon edhe disa prej avantazheve që ka anëtarësimi në “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”.

Bashkimi në një fond pensioni nuk është vetëm një lëvizje e zgjuar financiare pasi ajo ka edhe një sërë avantazhesh.

Ne ofrojmë një kthim më të lartë të investimeve krahasuar me llogaritë e kursimeve tradicionale – pastaj kush nuk do të donte pak para shtesë?

Dhe në rastin e pashmangshëm të vdekjes së klientit, investimi nuk humbet por trashëgohet tek anëtarët e tjerë të familjes, sepse siguria financiare është një çështje familjare!

Ndërkohë, duke qenë pjesë e Grupit më të madh të sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, anëtarët e “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” përfitojnë zbritje ekskluzive në klinikat dhe spitalet më të mira”. 

Por me rastin e 18-vjetorit të themelimit, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” vjen edhe me një paketë dedikuar prindërve dhe të ardhmes të fëmijëve të tyre.

“Me rastin e 18-vjetorit të “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” ne kemi sjellë një produkt të ri për fëmijën tuaj. Përmes një investimi prej 100 eurosh në muaj ju mund të kurseni njëkohësisht për universitetin dhe për të ardhmen e tyre”. 

Në fund nuk mund të mungonte edhe një apel…

A e dini se ju mund të kurseni para nga paga juaj duke hapur llogarinë tuaj në “SIGAL UNIQA Fond Pensioni?

Ndaj, unë gjej rastin të ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të hapin llogarinë e tyre pranë fondit tonë. Me një investim fillestar prej vetëm 1,000 Lekë sot, ju mund të filloni të siguroni të ardhmen tuaj financiare. Nëse jeni të punësuar, trokisni tek financa e biznesit tuaj dhe i thoni t’ju kalojë X lekë për pension privat. Kaq e thjeshtë!”

18 Vjet në treg, SIGAL UNIQA Fond Pensioni, Kurse, Investo, Fito!

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: info@fondisigal.com.al

Tel: + 35544511666