Ballina Shëndet Receta e ditës/Sallatë me brokoli, lakra Brukseli dhe karrota

Receta e ditës/Sallatë me brokoli, lakra Brukseli dhe karrota

Përbërësit kryesorë në këtë recetë janë brokoli, lakrat e brukselit dhe karrotat, të gjitha burime të pasura me vitamina dhe minerale. Të tilla si vitaminat A, K, B6, B12, E, C dhe mineralet si hekuri, kalciumi, magnezi etj.

Përbërësit:

  • 1 tufë brokoli
  • 1 karotë
  • 5-6 copa lakra brukseli
  • kripë, piper i zi dhe hudhër për shije
  • vaj ulliri
  • lëng limoni
  • djathë i bardhë

Përgatitja:

Niseni recetën duke larë dhë pastruar mirë të gjitha perimet. Më pas vazhdoni duke prerë brokolin dhe karrotën në feta të holla rrethore. Vendosini së bashku me lakrën e brukselit në një tenxhere të mbuluara me ujë dhe lërini të ziejnë për rreth 15 minuta.

Lërini perimet deri sa të zbuten pak. Kini kujdes të mos i zieni së tepërmi sepse ato duhet të jenë pak krokante kur t’i konsumoni. Pas këtij hapi kulloni ujin dhe vendosni perimet së bashku në një tas të thellë sallate. Shtoni kripë, piper dhe hudhrën e grirë imët. Spërkateni me pak vaj ulliri dhe shtoni pak lëng limoni për më shumë shije.

Në fund shtoni edhe copat e prera te djathitë të bardhë dhe shërbejeni sallatën.