Ballina Bota Franca në alarm të kuq për shkak të rrezikut të përmbytjeve

Franca në alarm të kuq për shkak të rrezikut të përmbytjeve

Paris Eiffel Tower and river Seine at sunset in Paris, France. Eiffel Tower is one of the most iconic landmarks of Paris.

Departamenti perëndimor francez Indre-et-Loire mbetet në alarm të kuq të hënën për shkak të rrezikut të përmbytjeve, sipas autoritetit të motit të vendit, “Meteo France”.

Qytetet dhe lumenjtë francezë në Francën perëndimore u përmbytën gjatë fundjavës dhe banorët u evakuuan, sipas mediave lokale.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për një person që u zhduk në lumin La Vienne të përmbytur të shtunën, raportoi gazeta “La Depeche”.

La Vienne u ngrit të dielën në mbrëmje deri në 5.24 metra, dhe lumi Creuse u ngrit në 6.78 metra, duke tejkaluar rekordin e vitit 1982.