Ballina Aktualitet Festë e madhe sot në Tiranë/ Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e...

Festë e madhe sot në Tiranë/ Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut. Çfarë pritet të ndodhë

Tenori i famshëm Ramë Lahaj është një prej artistëve më tësuksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit ja ngritur peshë skenat më tëmëdha botërore.

Por sot, më 19 Mars, Lahaj, me performancën e tij, do të jetë ipranishëm në Tiranë, në një Koncert Gala dedikuar 25-vjetorit tëthemelimit të SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Tenori me famë botërore nuk do të jetë surpriza e vetme e festëssë madhe, e programuar për tu dhënë në skenën e TeatritKombëtar të Operas dhe Baletit.

Sopranoja Ulpiana Aliaj, këngëtarja e famshme nga Maqedoniae Veriut Karolina Goçeva, Ansambli i Këngëve dhe Valleve e shumë të ftuar special nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Austria etj, do ta shndërrojnë këtë të martë në njëmbrëmje të paharrueshme.

I gjithë spektakli do të moderohet nga dy emra të njohur tëekranit, Ardit Gjebrea dhe Fjoralba Ponari. Kjo e fundit edheimazh i SIGAL UNIQA.

“SIGAL UNIQA Group Austria”, 25 vite histori suksesi

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm nëShqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanivetë saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimidhe 1 Fond Pensioni.

Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesional, kompania ështërritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues nëtregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmjakompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruarmbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standartetërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmiamë e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të“SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë mirë bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 60 62 829