Ballina Kryesore Shkencë & Teknologji Si e dëmtojnë dëgjimin kufjet me kalimin e kohës?

Si e dëmtojnë dëgjimin kufjet me kalimin e kohës?

Sipas analizave të fundit, nivelet e larta të zhurmës mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit në të ardhmen.

Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë mund të jenë veçanërisht të rrezikuar nëse shpesh dëgjojnë shumë orë muzikë në ditë. Kjo matur në vëllime që tejkalojnë kufirin prej 70 decibel, e konsideruar si mesatarja e ekspozimit ndaj zhurmës gjatë një dite, që rekomandohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH).

Burimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se rreth 50 përqind e njerëzve të moshës 12 deri në 35 vjeç, rrezikojnë të humbin dëgjimin për shkak të ekspozimit të zgjatur dhe të tepërt ndaj tingujve të fortë, të tillë si muzika e dëgjuar përmes pajisjeve personale audio, kufjeve.

“Unë mendoj se në një nivel më të gjerë, komunitetet mjekësore dhe audiologjike, si dhe publiku i gjerë, nuk e kuptojnë se humbja e konsiderueshme e dëgjimit, nuk është pjesë e plakjes normale të shëndetshme, por përfaqëson kryesisht humbjen e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma” tha Dr. Daniel Fink, kryetari i bordit të Koalicionit të Qetë.

Mary L. Carson, Au.D, audiologe klinike e licencuar, tha se hulumtimi gjithashtu tregon se individët me humbje të dëgjimit të patrajtuar, me kalimin e kohës, janë në një rrezik më të lartë për çmenduri. Mirëpo ajo shtoi se ka disa studime premtuese që tregojnë se trajtimi i humbjes së dëgjimit me aparate dëgjimi zvogëlon rrezikun e çmendurisë.

Kurse këto janë mënyrat për t’i mbajtur veshët të sigurt dhe të shëndoshë:

Mbajeni volumin deri në 70 dBA

NIH shpjegon se tingulli matet në njësi të quajtura decibel, duke deklaruar se, tinguj me ose nën 70 decibel me peshë A (dBA), edhe pas ekspozimit të gjatë, nuk ka gjasa të shkaktojnë humbje të dëgjimit. Sidoqoftë, ekspozimi i gjatë ose i përsëritur ndaj tingujve në ose mbi 85 dBA mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.

“Një tregues shumë i mirë, i përafërt, është se nëse një person lodhet duke folur ose për t’u dëgjuar në zhurmën normale të ambientit, kjo nënkupton se zhurma është më shumë se rreth 75 decibel”, tha Fink.

Për shembull, tha ajo në iPhone, përdorni aplikacionin ‘Dëgjimi’ në Qendrën e Kontrollit për të kontrolluar nivelin e audios së kufjeve tuaja. Sipas saj ka shumë aplikacione falas ose të lira që masin nivelin e zërit, të cilat ndihmojnë për të përcaktuar se sa i zhurmshëm është ambienti juaj, raporton Healthline.com.

Kurse shenjat e para më të zakonshme të humbjes së dëgjimit përfshijnë vështirësi në të dëgjuar në mjedise të zhurmshme dhe të ndjeheni sikur po dëgjoni njerëz, por thjesht nuk mund të kuptoni se çfarë thuhet, shpjegoi Carson.

Ajo tha se tringëllima në veshë, ose zhurma, është gjithashtu shpesh një shenjë e hershme e dëmtimit të sistemit të dëgjimit dhe një shenjë paralajmëruese për humbjen e dëgjimit.