Ballina Shëndet Nutricionisti kundër testit të intolerancës ushqimore e cilëson atë një mashtrim

Nutricionisti kundër testit të intolerancës ushqimore e cilëson atë një mashtrim

Nutricionisti Ylli Gramatiku ka dalë kundër testeve të intolerancës ushqimore duke i cilësuar ato mashtrime për të përfituar para.

Përmes një statusi të gjatë në Facebook ai rendit arsyet pse duhet bojkotuar testi i intolerancës ushqimore.

Statusi i nutricionistit:

Nuk kam dashur të hyj në këtë debat por duke parë injorancën e madhe që kanë njerëzit dhe sidomos nutricionistët shqiptarë apo të huaj që punojnë në Shqipëri jam i detyruar të bëj sqarimet e mëposhtme.

Ka kohë që në studio më vijnë individë me copa letrash të marra pas një testi intolerance tek nutricionistët shqiptarë ose të huaj që punojnë në Shqipëri, madje edhe me teste të intolerancës gjenetike të bëra në Itali. Këta individ kërkojnë interpretim dhe rrugëzgjidhje për intolerancat që ju kanë dalë në test gjë të cilën duhet t’ju bëjë dhe duhet t’ia u kërkojnë atyre qe i kanë paguar 150 apo 180 eurot. Por ata mbasi kane marre pagesën dhe kane dorëzuar letrat nuk duan t’ia dinë më por presin peshkun e radhës. Përgjigja ime është se ato lekë i keni harxhuar kot, po fare kot.

Testet e intolerancës ushqimore me aparatura të ndryshme janë një mashtrim i madh vetëm për të bërë lek ata që i aplikojnë këto teste. Intolerancat ushqimore janë vetëm 2 gluteni dhe laktoza. Që të dyja këto ushqime njeriu normalisht nuk duhet ti përdorë. Të gjitha intolerancat e tjera janë flluska sapuni, d.m.th asgjë.

Fakti është që të gjithë ata që aplikojnë këto teste pasi japin përgjigjen e alergjive ushqimore sipas tabelave nuk janë në gjendje t’ju shpjegojnë asgjë klientëve të tyre. Mjaftohen vetëm duke ju thënë që të eliminojnë ushqimet nga te cilat janë intolerant, pra që organizmi i tyre nuk i toleron.

Sot më erdhi një vajzë obeze (mbipeshë) dhe kishte dalë intolerante në 99.99% të ushqimeve dhe nuk dinte se çfarë të bënte se i duhej të mos hante më asgjë. Kishte paguar 150 euro për të bërë testin e nxitur nga familjarët. Nga kjo histori u nxita më shumë për të bërë këtë shkrim. Prandaj po i bie shkurt se argumenti në vetvete është i thellë dhe do shpjegime të hollësishme.

Pse nuk është i besueshëm dhe i dobishëm testi i intolerancës ushqimore?

1-Sepse çdo ushqim që arrin në intestino (zorrë) i patretur mirë nga aparati tretës ose nga kombinimet ushqimore të gabuara, ose mënyra e të ushqyerit e gabuar, shkakton intolerancë, shkakton inflamacion të mukozave intestinale.

2-Kush janë faktorët që ndikojnë në mostretjen e ushqimit,

Po japim disa prej tyre, Ngrënia e shpejtë, mospërtypja e ushqimit, pirja e ujit apo pijeve me gaz gjatë dhe pas buke, kombinimi i gabuar i proteinave me karbohidratet dhe sallatrat, ngrënia e frutave direkt para apo pas buke, mosfunksionimi mirë i stomakut i pankreasit dhe i tëmthit, i duodenit, stresi, pijet alkoolike etj…

3-Pra intoleranca ushqimore në 99.99% të rasteve është thjesht mostretje ushqimore për një apo disa nga arsyet e mësipërme. Vetëm gluteni dhe laktoza kanë shkaqe gjenetike.

Ndërsa vajza në fjalë nuk kishte asnjë problem shëndetësor, por kishte një problem të madh psiqik, nuk dinte të ushqehej, pinte rreth 1 litër ujë gjatë dhe pas buke. Ky veprim hollon HCL, rrit PH e lëngjeve të stomakut, ul temp e reaksioneve dhe përfundimisht bllokon tretjen, fermenton ushqimin dhe i bën të gjitha ushqimet e konsumuara intolerante për organizmin.

Mund të shpjegohet edhe më në detaje por nuk është nevoja për ju mjafton kaq.

Prandaj mos harxhoni lekët kot nëpër nutricionistë shqiptarë e italianë se në fund të fundit pas testit të bërë prej tyre nuk ju japin dot asnjë zgjidhje përveç eliminimit nga menyja juaj ushqimet që keni dalë intolerant.