Nga Gabriel Garsia Markez
Do humbasësh shumë njerëz
në rrugëtimin tënd
Disa ngadalë, pa e vënë re
Një telefonatë më pak,
një mesazh i harruar
Të tjerët me zgjedhje,
tënden ose jo
Disa, megjithatë,
do të qëndrojnë me ty
Mjafton një foto e harruar mes një libri,
një këngë në radio
dhe ja, do ta kujtosh
Do buzëqeshësh.
Mund të pyesësh veten
se si po përballen me betejat e tyre
Nëse janë të lumtur
Dhe ndoshta do të mallëngjehesh
duke ndërmendur
betejat e përballura së bashku
Do ta lesh foton ku e gjete,
do fikësh radion
dhe sërish do vazhdosh ditën
duke u përpjekur të shkundësh nga vetja atë lloj ndjesie se bashkë me ta
ke humbur edhe pak nga vetja…