Ballina Personazh NEKROLOGJI PROFESOR ALQI NAQELLARI SHKOI TË PUSHOI

NEKROLOGJI PROFESOR ALQI NAQELLARI SHKOI TË PUSHOI

Prof. dr. Alqi Naqellari ishte lodhur nga jeta, nga dallgët e jetës, nëpër kooperativa bujqësore, nga puna në universitete, larg familjes, në Vlorë dhe Strugë, shkoi të pushoi për gjithnjë.

Kësaj radhe vdekja e zezë thirri emrin e profesor Alqi Naqellarit.

Ai kaloi në amëshim dhe na pas la hijen e njeriut të mirë, qytetarit me vizion, aq i ditur, po dhe aq i thjeshtë dhe i papërkulur nëvështirësitë dhe dallgët e jetës.

Shpesh herë fjalët sado të gjalla e mallëngjyese qofshin nuk janëtë zonjat të përshkruajnë një personalitet si Alqi Naqellari, si njeri, si një mik, si ekonomist, si mësues e profesor universiteti.

Prof. Alqi kishte  lindur në qytetin e minierave të qymyrit nëMemaliaj. U shqua për zellin e tij në shkollë, si në arsimin e mesën ashtu edhe në ta lartin ku u diplomua në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1976), për ekonomi.

Në vitin 1992 fitoi gradën “Doktor” në Shkenca Ekonomike, në Universitetin e Tiranës. Nga viti 2009 deri në vitin 2016, nëUniversitetin Ndërkombëtar të Strugës, Maqedoni dhe Universitetin e Tiranës fitoi titujt e tjerë shkencorë deri në gradën profesor.
Pas mbarimit të studimeve 1976-2001 ka punuar si ekonomist, specialist dhe drejtues në ndërmarrje dhe institucione të sektorit bujqësor, sektorit bankar dhe pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2001 ka punuar në universitete të ndryshme,brenda dhe jashtë vendit. Gjatë një periudhe 3-vjeçare ka qenë Dekan i Fakultetit Ekonomik në UN Strugë. Nga viti 2012 e në vijim pedagog në Universitetin “Mesdhetar i Shqipërisë”, ku për disa vite ka kryer detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Ekonomike.

Profesor Alqi Naqellari është autor  i shumë monografive, 10 teksteve universitare, 2 përmbledhjeve me artikuj shkencorë, që janë të njohura për thellësinë dhe mprehtësinë e argumenteve, librave publicistikë dhe shumë artikujve në shtypin periodik.

Autor i 35 artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, me faktor impakti dhe të rankuar ndërkombëtarisht. Pjesëmarrës në 47 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit; redaktor i 6 monografive në fushën e ekonomisë. Njohës i gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, italishtdhe spanjisht.

Njerëzit e ditur janë profetët mbi tokë, ata janë profetët që idërguar Zoti për të bërë shoqërinë humanitare, i tillë ishte profesrAlqi Naqellari, siç dëshmojnë studentët e tij në Tiranë, në Vlorëdhe në Maqedoni ku dha mësim.

Me jetën dhe punën e tij, Alqi Naqellari mbeti ikonë e drejtuesit, e mësuesit, e specialistit dhe ikonë e zakoneve të mira të popullitshqiptar, kështu ai na la gjurmët e një njeriu me shpirt njerëzordhe të respektuar.

Ditët do të kalojnë, koha do të kalojë por emri i Alqi Naqellaritnuk do te harrohet. Ai do të kujtohet me respekt e dashuri, nga familja, shoqëria dhe studentët që edukoi e mësoi.

Me këto gjurmë që ai na la pas, do të pushojnë edhe lotët e Vasilikës, bashkëshortes, lotët e katër djemve të tij dhe lotët e miqve të tij të shumtë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Do na marrë malli për mikun e mirë fisnik dhe bujar Alqi Naqellarin kur na telefononte për të na pyetur për shëndetin , kur na uronte per festat dhe kur na ftonte për kafe duke na ndaluar tëfusnim dorën në xhep, vetëm ai duhet të paguante. Mbështetja e tij të sillte optimizëm dhe siguri. Nuk rrojti të gëzonte me nipat dhe mbesat, por kujtimi tij, jeta plot sakrifica, gjurmët që la pas na e lehtësojnë dhimbjen për të. Ai mbeti kryelartë në udhën e jetës.

Lamtumirë Alqi Naqellari, miku im i dashur dhe i pa zëvëndësueshëm.

Me lot në sy Enver MEMISHAJ