Ballina Kulinari Speca në ajkë – Tradita e mrekullueshme e Sofrës Shqiptare

Speca në ajkë – Tradita e mrekullueshme e Sofrës Shqiptare

Përbërësit:

  • 2 kg speca
  • 1 kg djathë i bardhë
  • 500 gr ajkë qumështi
  • qumësht
  • kripë

Përgatitja:

Specat pastrohen me rradhë një e nga një dhe përmes një pecete kuzhine u thahet uji. Më pas, përmes një thike të mprehtë u largohet bishti dhe farat. Në vijim, në një tas hidhet djathi dhe thërrmohet. Më pas, shtohet ajka e qumështit dhe përzihet. Provohet për kripë, dhe nëse ka marrë mjaftueshëm nga djathi i hidhet edhe pak.E gjithë masa përzihet mirë dhe më pas nis mbushja e specave.

Të gjithë specat e mbushur i vendosim me radhë në kavanoza të sterilizuar. Në fund, tek kavanozat shtojmë qumësht derisa specat të  mbulohen tërësisht. Pasi mbushen të gjitha kavanozat mbyllen fortë me kapakë dhe mbahen ashtu të pa hapur përreth  një javë apo 10 ditë.