Ballina Diaspora Më e madhja dhe më e besuara në Shqipëri/ SIGAL UNIQA, lidere...

Më e madhja dhe më e besuara në Shqipëri/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve për vitin 2023

 

Tregu i sigurimeve në Shqipëri u rrit me 8.9% gjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekë ose rreth 220 milionë euro.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës rreth 8%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.

Por cila është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri?

Të dhënat e AMF flasin qartë: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, 26%

Në Sigurimet e Jetës, 44,37%

Sigurimet e Pasurisë, 42,30%

Në Sigurimin Aksidente dhe Shëndeti, 47,81%

Në Sigurimin e Shëndetit Privat, 45,07%

Në Sigurimet Motorike, 21,14%

Në Sigurimet e Detyrueshme, 21,10%

Në Sigurimet Vullnetare, 36%