Vezët e ziera të kombinuara me avokado dhe fasule të kuqe, është një pjatë ideale për mëngjes të shëndetshëm, drekë apo edhe darkë. Një pjatë që pranohet në çdo vakt të ditës me rolin e rëndësishëm për të eliminuar stresin.
Vezët njihen si një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminës D dhe B12. Ato përmbajnë gjithashtu kolinë, një lëndë ushqyese që mbështet sistemin nervor dhe ndihmon në prodhimin e përbërjeve që rregullojnë humorin e përgjithshëm të trurit.
Sa i përket avokadove, janë jo vetëm një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme, por në këtë pjatë të kombinuar, ato përmbajnë vitaminën B5 e cila shërben për mirëfunksionimin e gjëndrave mbiveshkore, të cilat janë edhe “shtëpia” jonë e stresit.
Ndërsa fasulet e zeza shihen si ushqim që ruajnë freskinë dhe energjinë tek njerëzit, sidomos për gratë. Fasulet e zeza janë shumë të shëndetshme gjithashtu edhe për gratë shtatëzëna dhe për fetusin. Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, fasulet përmbajnë shumë aminoacide, kalcium dhe elemente të tjerë ushqyese të cilët janë të domosdoshme për detoksifikimin e organizmit dhe ulin hipertensionin. Duke qenë se janë të pasura me proteina, janë një zëvendësues shumë i mirë për mishin në rast se jeni vegjetarianë.
Përbërësit:
2 vezë
1 avokado
6-7 pomodorini
100 g fasule të zeza
erëza sipas dëshirës