Ballina Aktualitet Spanja rikthen detyrimin për maskat në spitale

Spanja rikthen detyrimin për maskat në spitale

ATSH-ANSA/ – Nga sot vënia e maskës është e detyrueshme në spitalet dhe qendrat shëndetësore të Spanjës për të përballur rritjen e madhe të incidencës së rasteve me Covid-19 dhe epideminë e gripit.

Njoftimi u bë i ditur në një konferencë për shtyp të ministres së Shëndetësisë, Monica Garcia, e cila shtoi se pavarësisht mungesës së marrëveshjes mes rajoneve, masa hyn në fuqi menjëherë në të gjithë territorin kombëtar, në bazë të legjislacionit që i lejon ministrisë unifikimin e kritereve në rast epidemie.

Maskat e detyrueshme në spitale dhe qendra shëndetësore ose rezidenciale për të moshuarit ishin adoptuar në gjashtë nga 17 komunitetet autonome.

”Maskat rekomandohen edhe në farmaci si dhe në vende të mbushura me njerëz, si transporti publik”, shpjegoi ministrja.