Që nga 1 janari 1999, Europa ka monedhën e re, Euron, në këtë datë euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.
Më 1 janar 2001 ajo zëvendësoi edhe monedhën e Greqisë.
Kalimi në një monedhe të vetme të Eurozonës, e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë, paraqiti përfitime të mëdha për konsumatorët dhe biznesin.
Gjithashtu lehtëson këmbimet e mallrave dhe shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.
Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë Eurozonës.