Ballina Kryesore Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve – Si të kujdeseni për ta patur...

Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve – Si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi

Sezoni i fundvitit që përkon edhe me sezonin e shumë festave, ka më shumë se një tipar identifikues.

Duke filluar që nga bredhi i stolisur, dritat vezulluese, gatimet karakteristike apo dhuratat e fundvitit.

E ndër to një vend e zë edhe lulja e kuqe e krishtlindjeve për të cilën do të flasim në këtë artikull.

Quhet Poinsettia dhe hyn në familjen e Euphorbiaceae ose ndryshe siç njihet së fundmi lulja e Krishtlindjeve.

Emërtimin e ri e ka marrë pikërisht nga ngjyra e kuqe e mrekullueshme e cila përkon me atmosferën e fundvitit.

Ato çelin në periudhën Dhjetor – Janar dhe kanë më shumë se 100 varietete dhe ngjyra mes tyre.

Këtë lule karakteristike mund ta gjeni në ngjyrën e kuqe lejla, të bardhë, rozë, vishnje apo në nuanca të grisë.

Megjithatë e kuqja është më e njohura dhe e shitura dhe e kultivuara  në të gjithë botën që prej fillimit të viteve 1800.

Nëse edhe ju e keni në shtëpi këtë bimë të veçantë dhe doni të kujdeseni sa më mirë për të AgroWeb.org ju tregon disa mënyra të lehta.

Si të kujdeseni:

Tanimë ato janë kthyer në një traditë ku shkëmbehen dhe në formën e dhuratave që t’i kesh sa më gjatë në shtëpi është një kënaqësi më vete.

Për këtë ju duhet të ndiqni vetëm disa këshilla të thjeshta.

Si ta ujisni:

Lulet e Krishtlindjeve nuk duan shumë ujë.

Ndaj ujiteni kur të shihni që plehu është tharë.

Ndryshe rrënjët e saj do të kalben e lulja do të fishket.

Temperatura e duhur:

Edhe pse çelin në dimër, këto lule kanë nevojë për ngrohtësi.

Mbajini në vende të ngrohta e me diell.

 Si ta ruani pas festave:

Që të siguroheni që lulja të çeli përsëri vitin tjetër duhet ta krasisni në Prill e t’ia lini degët rreth 10cm.

Ruajeni në një ambient të ngrohtë dhe ndërrojani vazon në Maj.

Mos harroni në verë duhet ta mbani në një vend të freskët.