Shorti për fazën finale të Euro 2024 e vendos ekipin e Luis de la Fuente në Grupin B.
“Jemi ne grupin e vdekjes”. Kështu e ka cilësuar e përditshmja spanjolle “Marca” shorti për fazën finale të Euro 2024.
Spanja bën pjesë në Grupin B bashkë me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Ndërkohë që për përballjen me Shqipërinë, komenti është:
Do të jetë dueli i nëntë me shqiptarët, me një bilanc shkatërrues për Spanjën: 8-0, me fitoren 9-0 të 19 dhjetorit 1990 si fitoren më të madhe. Skuadra kuqezi drejtohet nga ish-lojtari i Barcelonës, Sylvinho.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe “AS”: Grupi i vdekjes për Spanjën. Një grup shumë i vështirë në të cilin La Roja është ndër favorite”, thuhet më tej në komentin e “AS”.