Ballina Kryesore Parlamenti Europian ndalon shitjen e patatinave me qeska të mëdha paketimi: Duhet...

Parlamenti Europian ndalon shitjen e patatinave me qeska të mëdha paketimi: Duhet më shumë produkt se ajër

Qeska me patatina të mbushura me ajër, paketim me më shumë plastikë sesa produkt, kuti të mëdha, por pak përmbajtje, e gjithë kjo do të mbetet në histori, tha eurodeputetja kroate Biljana Borzan.

“Afërsisht 73 për qind e qytetarëve të BE-së thonë se janë mashtruar nga paketimi i madh i produkteve. Domethënë, edhe pse sasia është e shkruar në produkt, konsumatorët shpesh e vlerësojnë sasinë e përmbajtjes ‘on the top’ dhe kur kthehen në shtëpi habiten në mënyrë të pakëndshme. Kam marrë shumë pyetje nga qytetarët për produkte si patate të skuqura, madje edhe produkte që vijnë në shishe”, shprehet Borzan.

Prandaj, Parlamenti Europian konfirmoi ndalimin e paketimit, qëllimi i vetëm i të cilit është të mashtrojë konsumatorin në lidhje me sasinë e vetë produktit, siç janë shtresat e panevojshme të paketimit.

“Banori mesatar i BE-së hedh rreth 188.7 kg mbeturina ambalazhi, ndërsa në Kroaci hidhen rreth 75 kilogramë, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël riciklohet. Me këtë dispozitë do të sigurojmë që qytetarët të përfitojnë sa më shumë për paratë e tyre, por edhe të mbrojmë mjedisin”, përfundon Borzan.