Nga Keanu Reeves
Unë nuk mund të jem pjesë e një bote ku nuk ka asnjë koncept nderi dhe dinjiteti dhe ku mund te mbështetesh te dikush vetëm kur të thotë “të premtoj”.
Kur pinjollët besojnë se janë të suksesshëm pas timonit te makinave të baballarëve të tyre, dhe ku një baba i cili ka pak pushtet përpiqet t’u vërtetoje ju se ju jeni askush.
Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm dhe modestia është një disavantazh.
Ku njerëzit kanë harruar dashurinë, por thjesht janë në kërkim për partner të mirë.
Ku njerëzit riparojnë çdo zhurmë të makinës se tyre, duke mos kursyer para dhe kohë, ndërsa me veten e tyre, ata duken aq të varfër sa vetëm një makinë e shtrenjtë mund të fshehë atë që janë.
Ku djemtë harxhojnë paratë e prindërve ne klubet e natës, nën tinguj primitivë dhe vajzat bien në dashuri me ta, për këtë.
Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liria e zgjedhjes, por për ata që zgjedhin një rrugë të ndryshme, quhen të vonuar ose të prapambetur.
Unë e kam zgjedhur rrugën time, por është për të ardhur keq që unë nuk e kam gjetur mirëkuptim mes njerëzve tek të cilët kam shpresuar se do ta gjeja më shumë se askund…”