Ballina Kryesore Shqipëria bëhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

Shqipëria bëhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

Një lajm i shkëlqyer që vjen nga Parisi, ku me 134 vota Shqipëria u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027, struktura më e lartë ekzekutive e organizatës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e kulturës në Shqipëri, Elva Margariti e cila ka falënderuar çdo shtet anëtar që besoi në punën e tyre.

“Përgëzime për kolegun Igli Hasani dhe gjithë stafin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ambasadoren tonë në UNESCO Besiana Kadare dhe të gjithëve që punojnë me rigorozitet në përmbushje të konventave ndërkombëtare në ruajtjen e trashëgimisë kulturore!”, shkruan Margarit.