Ballina Bota Finlanda e shqetësuar për rritjen e azilkërkuesve

Finlanda e shqetësuar për rritjen e azilkërkuesve

Autoritetet finlandeze po konsiderojnë mbylljen e disa pikave kufitare me Rusinë

Një numër i madh azilkërkuesish nga Rusia po mbërrijnë në pikat kufitare të Finlandës.

Qeveria finlandeze është e shqetësuar për situatën dhe po përgatitet të marrë masa për të frenuar ardhjen e tyre.

Autoritete finlandeze bëjnë me dije se nëntëdhjetë e një persona kanë mbërritur në pikat e kalimit kufitar në Finlandën Juglindore pa dokumente që nga Gushti 2023.

Azilkërkuesit janë shtetas të vendeve të treta që përdorën Rusinë si vend tranzit.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe ministrja e Brendshme Mari Rantanen.

“Numri i azilkërkuesve është rritur ndjeshëm në një kohë të shkurtër. Autoritetet ruse kanë ndryshuar mënyrën se si punojnë duke i lejuar ata të udhëtojnë në Finlandë pavarësisht mungesës së dokumenteve.”

Autoritetet finlandeze po konsiderojnë mbylljen e disa pikave kufitare përgjatë kufirit prej 1,340 kilometrash me Rusinë.

Gjatë viteve 2015-2016, Moska shty mijëra azilkërkues, kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, drejt këtyre pikave të kalimit kufitar. Lëvizja u cilësua si një shfaqje force nga ana e Moskës.

Çështja u zgjidh kur presidenti finlandez Sauli Niinistö zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe  më pas fluksi i emigrantëve u ndal. Finlanda, synon të parandalojë përsëritjen e një skenari të tillë.