U festua me madheshti 79 vjetori i krijimi te Brigades 25 sulmuese Partizane te Tropojes.
Njesia Administrative e Tropojes ne mengjesin e 6 nentorit 2023, u zgjua nga kenget e vallet e nxenesve te gjimnazit “Ali Iber Neza” te ketij fshati, ne kete feste madheshtore te 79 vjetorit te krijimit te brigades sulmuese Partizane te Tropojes. Kishin Ardhur me qindra pasardhes te partizaneve dhe familjeve te deshmoreve, te ri e te reja, te moshuar dhe kuadra te pushtetit vendor.
Asistonte nen perfekti i Hasit Ilir Çela dhe kryetari Partise Socialiste te Tropojes Egzon Bashkeshkurti.
Ne fillim u ekzekutue hymni i flamurit Komtar dhe pastaj u vendosen kurora me lule tek lapidari qe perkujton formacionin e kesaj brigate ne emer te perfektures te Qarkut Kukes, Bashkise Tropoje, Komiteti i veteraneve te Tropojes dhe te Hasit si dhe Njesise Adminstrative te Tropojes.
Per rrugen e lavdishme te brigates 25 sulmuese Partizane te Tropojes foli nen Kryetari i komitetit te veteranve te Tropojes Gezim Prengzi.
Ne emer te komiteti te veteraneve te Hasit pershendeti kryetari i ketij komuniteti Sadik Gjafa, ndersa ne emer te kimonitetit te veteraneve te Tropojes pershendeti kryetari i ketij komuniteti Zeqir Hasanpapa.
Ndersa ne emer Njesise Adminstrative te Tropojes pershendeti Ibrahim Hajdari.
Nga pjesmarresit u ndoq me interes pershendetja e Perfektit te Qarkut Kukes shokut Granit Gjana.
Ne emer te Perfektit te Qarkut Kukesit te shokut Granit Gjana tekstin e pershendetjes e lexoi punojsi i Perfektures se Kukesit shoku Elmi Lisha, i cili nder te tjera tha: “Kjo date do te kujtohet brez pas brezi si dita e krijimit te formacionit me te madh luftarak te krahines se Malesise se Gjakoves per çlirimin e kesaj treve, nje ngjarje e shenuar, jo vetem per popullin e Tropojes e te Hasit , por edhe per luften Antifashiste Nacionale Çlirimtare te popullit tone.
Date 6 Nentore 1944 eshte dhe do te mbetet nje nga ato ngjarje me te rendesishme, per arsyeje sepse i dha nje shkendije te forte shpreses dhe besimit, se vendi yne mund te çlirohej nga pushtuesit.
Tropojanet dhe Hasianet, keto dy nen prefektura te Qarkut Kukes, jan shquar ne historine shume shekullore te popullit shqiptare, per ideale te larta patriotike dhe dashurine e madhe per atdheun, ku kane dhene jeten me dhjetra luftetare e patriot.
Nga gjiri i Tropojaneve kane dale luftetare trima qe e sakrifikuan edhe jeten, qe nga Mic Sokoli ( Hero i popullit) , Ali Ibra, Col Delia deri tek Bilbil Breçani e Tahir Sinani nder deshmoret e fundit te luftes se Kosoves , duke kontribuar per keto dite lirie qe jetojme e gezojme sot.
Ne emer te Perfektit te Qarkut Kukes, ju falenderojem per organizimin e ketij manifestimi te 79-vjetorit te krijimit te Brigades 25 Sulmuese Partizane Tropojes. Pergezoj partizanet qe jane ne jete dhe familjaret e tyre , pasardhesit e veteraneve, familjet e deshmoreve dhe ju them atyre;
Jeni krenare me paraardhesit tuaj, ata do te nderohen e respektohen brez pas brezi per vepren e tyre,per gjakun e tyre te derdhur per kete liri qe ne e gezojme sot.
Eshte nder te perkujtojme protogonistet e luftes antifashiste qe diten ta rendisin Shqiperine ne rradhet e frontit antifashist.
Perulem me mirenjohje e nderim perpara vepres se 53 deshmorve e luftetareve te lirise se Brigades 25-Sulmuese Partizane.
Mirenjohje e nderim per drejtuesit e kesaj brigade:
Komandantin birin e Tropojes Veli Nail Doçi dhe Komisarin biri e laberise Nuri Arapi, komandantete batalioneve Idriz Mulosmani, Ali Brahimi, Mehmet Mulosmani, Ismail Poga dhe intendentin Maxhun Nimani.
E verteta e luftes nacional-çlirimtare e popullit shqiptar as mund te mohoet as mund te erresohet.
Asnje kontribut tjeter nuk mund te sillte çlirimin e Shqiperise pa luften e ushtrise nacional-çlirimtare. Ishte kjo lufte e partizaneve shqiptare qe vendosi Shqiperine ne anen e duhur te historise dhe ne krahun e aleances me progresive te kohes.
Perfekti i Qarkut Kukes dhe administrata e tij, u ka dhene dhe u jep gjithnje e me shume rendesi te veçante nderimit te perkujtimit te ngjarjeve madhore historike , nje nga te cilat eshte edhe 79-vjetori i krijimi te Brigades 25-Sulmuese Partizane.
Gjaku dhe vepra e deshmoreve dhe luftetareve te lirise do te respektohen perhere ne kujtesen e brezave qe do vijne.”
Ne fund nga Gjimanzi “Ali Iber Nezaj” Tropoje u dha nje montazh i pasur letrare artistik per te pranishmit.
Ibrahim Hajdarmataj
Anetar i Komitetit Kombetare te OVP te LANÇ