Ballina Kryesore Çmimi “Nobel” për Kimi ndahet për zbulimin e kristaleve të ekraneve televizive

Çmimi “Nobel” për Kimi ndahet për zbulimin e kristaleve të ekraneve televizive

Çmimi “Nobel” për Kimi u është ndarë këtë vit tre shkencëtarëve për punën e tyre për krijimin e atyre që njihen si pika kuantike.

Njerëzit i kanë parë këto kristale të vogla në televizionet e tyre QLED, kur nanopjesët krijojnë ngjyra.

Ato përodren edhe në imazhet mjekësore për t’i udhëzuar kirurgët, më pas në shënjestrim më të mirë të ilaçeve për kancer dhe në panele solare.

Fituesit Moungi G. Bawendi, Louis E. Brus dhe Alexei I. Ekimov, do ta ndajnë shumën prej 994.000 eurosh.

Emrat e tyre janë publikuar aksidentalisht në një komunikatë për media të Akademisë Suedeze të Shkencave, pak para se të bëhej njoftimi zyrtar.

“Kjo është shumë fatkeqësi. Neve na vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”, ka thënë një zyrtar i akademisë.

Pikat kuantike janë jashtëzakonisht të vogla – vetëm disa të miliontat e një milimetri në gjerësi.

Madhësia e tyre e përcakton ngjyrën kur ato bien në kontakt me dritën, dhe më pas emetohet energji.

Pika më të vogla janë të katërta, më të mëdhatë janë të verdha dhe kuqe.

“Për një kohë të gjatë, askush nuk e ka menduar se mund të krijohen pika kaq të vogla, mirëpo fituesit e këtij viti kanë arritur”, ka thënë mes tjerash Akademia në Suedi.

Të tre shkencëtarët jetojnë në Shtetet e Bashkuara.