Anglia po bën një merkato të kushtueshme në hyrje. Skuadrat në të gjitha kategoritë kanë shpenzuar deri më 14 gusht 2 miliard e 227 milion euro. Përllogaritjet janë bërë nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport.
Anglezët deri më tani kanë nxjerrë nga arkat më shumë se 3 vendet ndjekëse në këtë renditje, Franca, Italia dhe Gjermania. Ekipet franceze deri më tani kanë një kosto 711 milion euro, ato italiane vetëm 1 milionë më pak, ndërsa gjermanët 694 milionë në total.
Vendi i pestë është për Arabinë Saudite me 528 milion. Ky kampionat po shpenzon për të afruar lojtarë të njohur nga Europa. Në dhjetëshen e parë janë edhe Spanja, Portugalia, Holanda, Belgjika e Turqia.