Ballina Ravijëzime Serbia, përmes bisedave informative instalon pasiguri dhe diskriminim

Serbia, përmes bisedave informative instalon pasiguri dhe diskriminim

Nga Refik HASANI

Shërbimi Sekret  Informativ i Serbisë, i quajtur  BIA, me 7 gusht 2023, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë– në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, zonjën Ardita Sinanin, Nënkryetare e Partisë për Veprim Demokratik, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe aktualisht është Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti.

​Znj. Ardita Sinani, njiherit, është edhe Antare e Bordit Botues Ndërkombëtar të “Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare e NdërBallkanike(Shqipëri–Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut, Mërgata Shqiptare).

Ky është diskriminim i llojit të vetë, sepse duke vazhduar me avazim e vjetër si para viteve 1990-ta, pa kurrfarë shkasi dhe kështu instalojnë frikë, tmerr pasiguri dhe që ata shqiptarë që kanë mbetur të shpërngulen dhe të dëbohen nga trojet e tyre. 

Kur i shtojmë edhe ndalesa të ndryshme të mërgimtarëve, marrja në biseda të aktivistëve dhe veprimtarëve të ndryshëm. Kjo është një vazhdim të ndalesave të bisedava  të ish–luftëtarëve të UÇPMB-ës, të figurave politike, të krijohet pasiguri për popullatën e  kësaj krahine, synim Serbia ka të nxisë tensione. 

Kujtoj, po ashtu rastin  ku në kufirin  në mes të Kosovës e Serbisë, në Bërnjak, më datën 27 korrik të muajit të kaluar, Kryetarin e Shoqatës,”Kosova për Sanxhakun’’,  profesorin Ismet Azizi, Shërbimi sekret informativ i Serbisë, i quajtur  BIA, e mori në bisedë informative, duke e ndaluar për tre orë në kufi, dhe parashtrimi i pyetjeve rreth aktivitetet të tij për/dhe lidhur me Krahinën e  Sanxhakut.

Ismet Azizi, njiherit, është dhe Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun me rrethina.

Shërbimi i Serbisë, jo vetëm nënshtetasit e vetë indalon, por i ndalon edhe nënshtetasit  e Republikës së Kosovës.