SHBA– Vajza që shihni në foto është 14-vjeçarja me origjinë shqiptare Adrijana Mina, e cila humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar të premten në mëngjes në Waterbury. E mitura ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. 14-vjeçarja shqiptare për shkak të përplasjes së fortë ka dalë jashtë makine dhe ka përfunduar për disa metra në rrugë. Sipas Policisë dyshohet se shkak për aksidentit të jetë bërë një kalim i gabuar me të kuqe nga adoleshentët.
Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten. Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury. Mina la pas babain e saj, Gabiel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani./Limit.al