Ballina Kryesore Sezoni i misrave të pjekur, njihuni me vlerat e tij

Sezoni i misrave të pjekur, njihuni me vlerat e tij

Misri është i pasur me ushqyes

Misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën. Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta. Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Misri ka më pak sheqer se molla

Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

Ushqim për bakteret e mira

Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

Nuk përmban gluten

Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten. Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera./Limit.al