Arti mural ose arti i rrugës është sot më popullor dhe më i përhapur se kurrë më parë. Për këdo që dyshon për këtë, mjafton të shikojë artistin Banksy.
Nga muralet e mëdha tek artistët e grafitit nëntokësor, ka një vlerësim në rritje për artistët e arteve murale në qytete në mbarë botën.
Kur bëhet fjalë për destinacionin me artin më të mirë të rrugës, çdo qytet ka stilet dhe hijeshitë e veta – por disa janë më të mirë se të tjerët.
Për të gjetur destinacionet më të mira në Europë për artin mural, kompania Radical Storage ka kërkuar kudo, nga vendndodhjet e Google Maps dhe bloget e udhëtimit, e deri te të dhënat e komunitetit në internet Street Art Cities.
Studimi mori gjithashtu në konsideratë se sa u vlerësuan veprat e artit, si dhe sa herë janë postuar në mediat sociale.
Në krye të renditjes është Londra, e cila kishte numrin më të madh të veprave të artit mural të regjistruar (235 copë) dhe një vlerësim të lartë (4.6 nga 5).
Më pas renditej Parisi, i cili kishte rritjen më të madhe në sasinë e artit nga çdo qytet në listë, i ndjekur nga zona e nxehtë e artit rrugor për një kohë të gjatë, në Berlin.
Këtu janë pesë qytetet më të vlerësuara në Europë për artin mural, sipas “Radical Storage”.
- Londër, Mretëri e Bashkuar
- Paris, Francë
- Berlin, Gjermani
- Lisbonë, Portugali
- Romë, Itali
Studimi nxori në pah gjithashtu lagjet më të mëdha të Europës për artin e rrugës. Londra kryesoi atë sondazh me Shoreditch, arti mural i të cilit ishte shumë i vlerësuar dhe i postuar në mediat sociale.
I dyti ishte lagjja Mitte e Berlinit dhe i treti ishte distrikti historik Lavapiés i Madridit.
Më poshtë janë dhjetë lagjet më të mira të “Radical Storage” në Europë për artin e rrugës:
- Shoreditch, Londër (Mbretëri e Bashkuar)
- Mitte, Berlin (Gjermani)
- Lavapiés, Madrid (Spanjë)
- Pigneto, Romë (Itali)
- Montmartre, Paris (Francë)
- Jordaan, Amsterdam (Holandë)
- Arnulfpark, Mynih (Gjermani)
- Valby, Kopenhagë (Danimarkë)
- Campo de Ourique, Lisbonë (Portugali)
- El Raval, Barcelona (Spanjë)