Greqia po përjeton një nga javët më të nxehta të korrikut në 50 vitet e fundit ndërsa temperaturat përvëluese do të vazhdojnë edhe për të paktën një javë më shumë.
Autoritetet greke iu kanë kërkur qytetarëve të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin sa më shumë të jetë e mundur daljet jashtë, teksa vendet turistike do të qëndrojnë të mbyllura.
Deri të dielën, atraksionet turistike, përfshirë edhe Akropolin nuk do të presin turistë deri në 17:30 me orën lokale.
Gjatë ditës, temperaturat do të kapin 44 gradë celcius për rreth 6, 7 orë, shifra rekord për shtetin e Greqisë.
Ndërkohë, raportohet se zjarëfikësit po luftojnë me rreth 80 vatra zjarresh në të gjithë vendin, pjes më e madhe e tyre pyjore. Autoritetet do të qëndrojnë në gjendje gatishmërie edhe gjatë fundjavës.
Turqia tha të premten se do të dërgojë dy aeroplanë dhe një helikopter në shtetin fqinj, për të ndihmuar në luftën ndaj zjarreve.
Gjithashtu forca të shtuara nga disa vende, si Italia, Qipro, Franca, Izraeli së bashku me autoritetet greke për të 5tën ditë rradhazi, po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit që dogji dhjetëra shtëpi e detyroi evakuuimin e qindra banorëve në periferi të Athinës.
Greqia është vetëm një prej disa shteteve në Evropë që po digjen nga i nxehti që e ka përfshirë pjesë të madhe të botës në ditët e fundit.