E RËNDË/ 17-vjeçari në Kosovë masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij!

KOSOVË– Një 17-vjeçar është vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Viti të Kosovës. Ngjarja e rëndë e regjistruar një natë më parë dhe ka tronditur qytetin ndërsa autori është vënë në pranga.  

Mediat në Kosovë shkruajnë se 17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditjet e shumta me thikë. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të sherrit mes dy të rinjve./Limit.al