Ballina Kryesore Arsyet përse shëndoshemi nuk kanë të bëjnë me palestrën apo ushqimin

Arsyet përse shëndoshemi nuk kanë të bëjnë me palestrën apo ushqimin

Akumulimi i depozitave dhjamore në zonën e barkut është një sfidë për shumë njerëz të cilët janë të gatshëm të kryejnë shumë regjime drastike apo trajtime të ndryshme për eliminimin e tyre.

Shumë heqin dorë në mënyrë drastike nga ushqimi e të tjerë kalojnë me orë të tëra në palestër. Megjithatë, ekspertët thonë se shëndoshja në zonën e barkut nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me ushqimin apo palestrën.

Shëndeti i shkruar në gjene

Trashëgimia gjenetike luan një rol domethënës në shpërndarjen dhe akumulimin e depozitave dhjamore. Dhjami visceral, i njohur edhe si dhjami barkut që gjjithashtu mbështillet rreth zorrëve shkakton fryrje në zonën e stomakut Ka njerëz që pavarësisht ushqimit të duhur dhe palestrës sërish janë të prirur të mos kenë një bark të sheshtë.

Ndjeshmëria ndaj ushqimit

Ndjeshmëritë e ndryshme ushqimore janë për tu fajësuar në shumë raste të shëndoshjes në zonën e barkut. Ka njerëz për shembull organizmi i të cilëve nuk e toleron misrin. Ndërkohë shumë prej pijeve të gazuara përmbajnë shurup misri. Kësisoj, trupi nuk e metabolizon dot dhe dhjami do të depozitohet në trup.

Mikrobioma

Prishja e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në trup nxit gazrat dhe fryrjen në stomak. Këto baktere ndikojnë në mënyrën se si trupi e tret ushqimin dhe ushqyesit që ofron ai. Për shembull, një lloj i veçantë bakteresh është përgjegjës për tretjen e fibrës dhe nëse ka mangësi të këtyre baktereve, fryrja është e paevitueshme.

Hormonet

Luhajtet e hormoneve janë përgjegjës për shtimin në peshë, veçanërisht në zonën e barkut. Një nga faktorët kryesorë të prishjes së ekuilibrave hormonalë është stresi. Tek gratë stresi bllokon ovulimin dhe kur kjo ndodh organizmi i gruas nuk prodhon progesterone një hormone thelbësor për djegien e yndyrnave.

Hipotiroidizmi

Kjo sëmundje ngadalëson metabolizmin dhe i bën njerëzit më të prediposzuar të shtojnë në peshë. Tiroidja është si dirigjenti i një orkestre të mirëfilltë hormonesh përgjegjëse për metabolizmin. Ky ngadalësim i tretjes shkakton edhe plogështi të madhe në organizëm.