Rërë, det qiell i kthjellët, një fllad i lehtë, që përkëdhel lëkurën dhe një pamje që duket si një shpellë, por është diçka më shumë: është një “katedrale” shkëmbore, një lloj monumenti, që thuajse duket si një himn për fuqinë e natyrës, për kapacitetet e saj të pafundme.
Kjo është panorama dhe grupi i emocioneve, që ndjen kur gjendesh përballë Cathedral Cove, një hark shkëmbor, që u formua shekuj më parë në Zelandën e Re, sugjerohet nga ” Si Viaggia”.
Plazhi Hahei dhe rruga për te katedralja
Pamjet e mrekullieshme fillojnë edhe para se të arrini në Cathedral Cove. Plazhet e Zelandës së Re janë të gjitha të mrekullueshme, por ai që të çon në katedralen shkëmbore, është një nga më të bukurit: është plazhi Hahei, afër Coromandel (qytet në rajonin e Ëaikato, Ishulli i Veriut).
Plazhi Haei është i njohur për ujërat e pastra, zhytjet që të mundësojnë në takime sugjestionuese me jetën detare.
Një katedrale shkëmbore
Shtegu të çon në një gji të gjerë dhe të pastër, i cili duket sikur është lyer. Këtu ndodhet katedralja: një shpellë gjigante në formë harku, që përqafon dhe përshkon një kep shkëmbi të bardhë, duke krijuar një takim idilik midis dy hyrjeve të izoluara.
Shfaqja është mbresëlënëse, sepse harku natyror i jep të gjithë gjirit një pamje madhështore. Është pikërisht për këtë arsye, që ajo ka fituar emrin “katedrale”: ndjesia që përcjell, është një bashkim mes shpirtërores, madhështores dhe monumentales, ashtu siç ndodh përballë këtyre ndërtesave të shenjta.
Relaks, bukuri dhe sport
Zona përreth katedrales shkëmbore, është e përshtatshme për të gjithë, si për ata që thjesht duan të pushojnë, ashtu edhe për ata që duan të bëjnë sport.
Ka zona të shumta për t’u ndalur dhe për t’u freskuar, por turistët që parapëlqejnë sportet, mund të provojnë gjithashtu snorkeling, zhytje dhe lloje të tjera të sporteve ujore.
E rëndësishme është të respektohen rregullat e zonës, të mos ndotin dhe të mos prishin qetësinë e klientëve të tjerë.
Për ata, që nuk duan të bëjnë shëtitjen e gjatë një orëshe, ka edhe një lajm të mirë: gjatë muajve të verës organizohen shëtitje më të shkurtra dhe më të thjeshta, të cilat megjithatë kalojnë nëpër zona rreptësisht të mbrojtura dhe për pasojë, mund të mund të udhëtohet vetëm me një udhërrëfyes të kualifikuar.
Përndryshe, ka edhe anije me pagesë, të cilat shkurtojnë pak kohën dhe çojnë në një hyrje tjetërm që ndodhet 30 minuta në këmbë nga shkëmbi.