KOSOVË– Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me kostum dhe serioz, por këtë fundjavë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka hequr kostumin dhe kollaren dhe ka zgjedhur të hapë zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve në komunën e Lipjanit duke i hipur vetë autokombanjës. Në foto Kurti shihet me T-shirt të bardhë dhe i relaksuar mes fermërëve.
Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 me kulturën e grurit është mbjellë një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë. Kujtojmë se dy ditë më parë Albin Kurti u sulmua fizikisht në Kuvendin e Kosovës pasi deputetët e opozitës u përleshën fizikisht me ministrat e qeverisë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuar nga Kurti./Limit.al