Ky dron mund të cilësohet si fjala e fundit e teknologjisë.
Imperial College London dhe Laboratori Federal i Zvicrës për Shkencën dhe Teknologjinë (EMPA) kanë bashkëpunuar për të zhvilluar një prototip inovativ të dronit të njohur si FireDrone. Kjo teknologji e fundit synon të sigurojë të dhëna thelbësore të dorës së parë nga zonat e rrezikut në ndërtesat e djegura ose tokat pyjore.
Një dron që mund të fluturojë në zjarr mund të ndihmojë në identifikimin e kujtdo që është bllokuar në një ndërtesë të djegur është inovacioni më i ri i krijuar deri më sot.
Projektuesit e kanë quajtur Fire Drone, ndërtimi i të cilit u frymëzua nga zjarri që ra në Kullën Grenfell në Londër në vitin 2017 që vrau 72 njerëz.
“Problemi janë në të vërtetë të dhënat gjatë zjarreve në pyje ose zjarreve në ndërtesa ose zona industriale. Dhe një shembull është zjarri i Kullës Grenfell në 2017 që vrau të paktën 72 njerëz. Dhe problemi në atë kohë ishte se teknologjia. Autoritetet britanike në atë kohë nuk kishin një inovacion të tillë. Unë atëherë kur ndodhi tragjedia jetoja afër kullës dhe ecja me makinë pranë saj duke shkuar për të punuar në Londër. Dhe ishte vërtet tronditëse teksa pashë këtë ngjarje dhe njerëzit më pyesnin nëse kam një dron që mund të fluturojë brenda për të parë dëmet e vërteta por unë nuk e kisha atë. Dhe që atëherë, ne kemi zhvilluar këtë FireDrone siç e quajmë ne, i cili është një dron që mund të fluturojë brenda mjediseve të nxehta dhe gjithashtu mjedise të ftohta si ky i marrin të dhënat më shpejt, më lirë dhe më pak rrezik krahasuar me metodat e tjera manuale.”
FireDrone është projektuar në mënyrë të tillë që në sajë të sensorëve optikë një kamerës termike dhe asaj RGB, përcakton me saktësi përqëndrimin, madhësinë dhe morfologjinë e zjarreve veçanërisht grimcave të blozës .
“Droni nuk është projektuar që të fluturojë brenda flakës për një kohë shumë të gjatë, por është projektuar të funksionojë në 200 gradë celsius për 10 minuta, dhe kjo tashmë është shumë, sepse rreth zjarrit ku mjedisi është i nxehtë dhe toksik na duhet. informacion më i mire. Pra, ky është një provë që tregon se këta lloj dronësh, FireDrone, duke përdorur këto materiale mund të funksionojnë më fuqishëm në krahasim me dronët e tjerë që shkrihen shumë shpejt dhe kështu nuk janë aspak të përshtatshëm për ato mjedise.”
Ky lloj droni ka sisteme të integruara që kombinojnë sensorët duke u siguruar zjarrfikësve monitorim të drejtpërdrejtë të zjarrit. Dronët janë përdorur tashmë nga zjarrfikësit për të marrë pamje ajrore, për të ngritur aparaturat e ujit në ndërtesa të larta. Mirko Kocac shprehet se struktura e një FireDrone është vërtet mbreslënës.
“Pra, motorët nuk janë në periferi, ata janë brenda kapsulës kryesore të dronit. Dhe për shkak të gjithë kësaj droni mund të fluturojë dhe të funksionojë shumë fuqishëm në mjedise shumë të nxehta dhe shumë të ftohta. Pra, mënyra se si e kemi ndërtuar është se ne përdorim aerogel që është një strukturë sintetike ose më sakt një xhel i ëbrë nga gazi, jashtëzakonisht e lehtë dhe ka rezistencë shumë të lartë ndaj nxehtësisë ose koeficienti i transferimit të nxehtësisë është shumë i ulët, kështu që është një izolues shumë i mirë.”
Qëllimi kryesor i FireDrone është të vlerësojë rreziqet dhe të mbledhë informacion jetik nga zonat e rrezikshme gjatë operacioneve të shuarjes së zjarrit. Mund të ofrojë njohuri, duke përfshirë detaje rreth individëve të bllokuar, strukturën e ndërtesave dhe rreziqet. Këto të dhëna në kohë reale mund të përmirësojnë ndjeshëm strategjitë e reagimit ndaj emergjencave dhe të ndihmojnë që zjarrëfikësit dhe civilët të jenë të sigurtë.
Studiuesit morën frymëzim nga natyra, veçanërisht kafshët që janë përshtatur me temperaturat ekstreme, për të zhvilluar një dron rezistent ndaj zjarrit. Kafshët si pinguinët, dhelprat e Arktikut dhe insektet kanë mekanizma natyralë për të duruar kushte ekstreme.
Kjo çoi në përdorimin e materialeve të lehta, termikisht super-izoluese, si fibra xhami dhe aerogel poliimid. Aeroxheli është i vendosur rreth të gjithë elementëve thelbësorë të dronit, duke përfshirë motorët, të cilët janë brenda trupit izolues. Kur bëhet fjalë për zjarret, Evropa po përballet me temperature relativisht ekstreme këtë vit. Sipas Sistemit Evropian të Informacionit të Zjarrit të Pyjeve (EFFIS), më shumë se 119,000 në të gjithë Bashkimin Evropian janë djegur deri më 18 qershor.
Ekipi thotë se ata tani janë duke punuar me palët dhe partnerët kryesorë industrialë dhe parashikojnë ndërtimin e një sistemi ku FireDrone të reagojë më shpejt ndaj zjarrit si në objektet industriale ose fabrikat.