Përbërësit:

453 gr fasule

gjysmë qepe

5 petë të pjekura

128 gr salcë domatesh

400 gr djathë kaçkavall i grirë

 

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ndizni furrën në tempëraturën 190 gradë.

Përgatisni një tavë qelqi dhe lyejeni me pak gjalpë dhe miell. Ndërkohë grini hollë qepën dhe vendosni fasulet e ziera në mikser. Përziejini në mënyrë që të formoni një masë kremoze dhe vendosni një tenxhere në zjarr. Lyejeni me pak vaj dhe skuqni fillimisht qepët dhe bashkoni më pas kremin e fasuleve. Përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene dhe qepët të skuqen.

Shtroni petën e pjekur tek tava, dhe përhapni një lugë nga kremi i fasuleve nëpër të gjithë sipërfaqen. Për petët mund të përdorni të njejtat që përdoren për të përgatitur piadinat e famshme Italiane. Vazhdoni duke shtuar një lugë salcë domatesh dhe përhapeni sërish duke shtuar edhe pak djathë kaçkavall. Mbulojeni tavën tuaj me një tjetër petë dhe përsërisni mbushjen që bërë më parë.

Në fund shtoni pak salcë, dhe djathë kackavall dhe futeni të piqet në furrë të ngohtë. Lëreni tavën në temperaturën 190 gradë për 10-20 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. Kur të jetë gati nxirreni nga furra, lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni në copa të vogla.