Disa vende të njohura në Europë, nuk janë më plotësisht të hapura për turistët sipas ”Schengen Visa Info”.

Shqetësimet se turizmi i tepërt i ka rënduar këto vende janë të shumtë, ndërsa vendasit ankohen gjithashtu, se duhet të përballen me zhurmat natën vonë ose hapësirat shumë të kufizuara për ecje.

Kështu, autoritetet në të gjithë vendet e BE-së, kanë nisur zbatimin e masave kufizuese, për të shmangur mbipopullimin e destinacioneve të njohura.

Sipas Forbes, destinacionet e mëposhtme janë disa nga vendet më kundër turistëve, ose më të prekurit nga mbiturizmi në Europë.

Pavarësisht se këto vende janë vlerësuar shumë nga organizatat ndërkombëtare, si Trashëgimia Botërore e UNESCO-s, hyrja apo aktiviteti në këto vende po bëhen gjithnjë e më të kufizuara.

Kufizimet mund të ndryshojnë, pasi disa destinacione zbatojnë orare vizitash për turistët, ndërsa të tjerët kanë kufizuar numrin e shtretërve të disponueshëm për vizitorët.

Spanja

Destinacionet spanjolle janë përmbytur kryesisht nga fluksi i turistëve britanikë. Mallorca ka kufizuar numrin e shtretërve turistikë në të gjithë ishullin në 430,000.

Çdo vit, rreth 12 milionë vizitorë zgjedhin Barcelonën si destinacion, e cila, sipas Holidu, është edhe më e famshmja për sa i përket pamjeve. Destinacioni ka 106 miliardë shikime në platformë.

Austria

Qyteza austriake Hallstatt është shpallur vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe tërheq mbi një milion turistë çdo vit.

Megjithatë, këtë vit, një gardh i vendosur nga autoritetet, pas protestave të vendasve për mbipopullim nga turistët, do t’i pengojë vizitorët të bëjnë fotografi në këto vend.

“Për të frenuar turizmin, Hallstatt ka vendosur tashmë kufizime ditore në numrin e autobusëve dhe makinave, që mund të hyjnë në qytet”, raporton Euronews.

Portali i pushimeve Holidu, tregon se një tjetër destinacion i famshëm në Austri është Salzburgu, i cili ka 1.4 miliardë shikime në këtë platformë.

Franca

Shumë qytete franceze kanë vendosur një limit në numrin e vizitorëve, pasi këto destinacione janë të ‘përmbytura’ nga turistët.

Sipas Forbes, janë nëntë turistë për çdo banor në Paris – destinacioni më i famshëm në Europë, ndërsa në Marsejë kanë hyrë në fuqi kufijtë e numrit të vizitorëve.

Sipas Holidu, Parisi, Lioni dhe Marseja janë disa nga destinacionet më të famshme në Francë, ku secili ka përkatësisht 64.8, 9.3 dhe 9.2 miliardë shikime, ndërsa Bordeaux ka gjithsej 2.6 miliardë shikime.

Italia

Portofino, qyteti i famshëm italian, i cili ka vetëm 400 banorë, por mijëra vizitorë në çdo kohë të vitit, ka ngritur zona “ndalim qëndrimi”, që ndalojnë fotografitë. Kushdo që gjendet të qëndrojë në këto vende, nga ora 10:00 deri në 18:00, mund të gjobitet deri në 270 €.

Nga ana tjetër, Venecia ka disa ndalime, që zbatohen për anijet turistike, pasi qyteti me 21 turistë për banor, vazhdon të përballet me probleme të rënda mjedisore për shkak të vendndodhjes.

Vitin e kaluar, Roma filloi të merrte masa, duke përfshirë hyrjen e kufizuar në disa pika në qytet, si shatërvani Trevi dhe Shkallët Spanjolle.

Holidu zbulon se Milano ka gjithsej 13.6 miliardë shikime, ndërsa Roma vitin e kaluar mori 26 milionë shikime.

Sidoqoftë, ka destinacione shumë të bukura, jo shumë të famshme, të cilat nuk zbatojnë kufizime për turistët, që ia vlen të vizitohen.