Ballina Bota Qeveria Meloni merr VENDIMIN: 452 mijë punëtorë të huaj do punësohen në...

Qeveria Meloni merr VENDIMIN: 452 mijë punëtorë të huaj do punësohen në sektorët ‘kritik’ të ekonomisë

ITALI- Qeveria italiane ka miratuar draftin, i cili parashikon që në tre vjeçarin 2023-2024, 2024-2025 të punësojë 452 mijë punëtorë të huaj. Vendimi i qeverisë Meloni vjen për shkak të vështirësive që vendi po ndeshet së fundmi në lidhje me mungesën e krahut të punës në sektorin e bujqësisë dhe të turizmit.

Drafti i cili titullohet “Programimi i fluksit të hyrjes së ligjshme në Itali të punëtorëve të huaj”, parashikon punësimin e 136 mijë të huajve përgjatë vitit 2023,  151 mijë më vitin 2024 e 165 mijë më 2025.

Ekspertët italiane shprehen se vendi ka nevojë për mbi 830 mijë fuqi punëtore e ky draft i hartuar nga qeveria Meloni, përpiqet të jetë një ndihmë për sipërmarrësit e për ekonominë italiane.

Aplikimet e punësimit në Itali do të autorizohen nga organizatat e punës më përfaqësuese në nivel kombëtar që do të merren me mbikëqyrjen e rekrutimin e punëtorëve deri në nënshkrimin e kontratave të punësimit me ta.

Sipas mediave italiane përveç dy sektorëve më alarmues për mungesë fuqie punëtorë si turizmi e bujqësia, vendimi i qeverisë italiane parashikon punësime dhe në fushën e asistencës familjare, social-shëndetësore, autotransport mallrash, ndërtim, për figura profesionale si elektricistë e hidraulikë si dhe në kantiere detare./Limit.al