Ballina Aktualitet Fatura e rindërtimit/ Turqia rrit taksat për të paguar dëmet nga tërmeti

Fatura e rindërtimit/ Turqia rrit taksat për të paguar dëmet nga tërmeti

Turqia ka rritur taksat për mallrat dhe shërbimet, ndërsa vendi kërkon të financojë faturën e madhe të rindërtimit, të shkaktuar nga tërmeti shkatërrues i këtij viti, kështu shkruan “The Financial Times”.

Tatimi mbi vlerën e shtuar, do të rritet në 20 për qind nga 18 për qind që është aktualisht.

Norma për disa artikuj thelbësorë, si ushqimet bazë dhe tekstilet, gjithashtu do të rritet me dy pikë përqindje, në 10 për qind.

Rritja e taksave, vjen pasi Turqia kërkon të mbledhë fonde, për të paguar për punën e rindërtimit në jug të vendit, që u godit keq nga tërmeti i shkurtit, i cili pritet të kushtojë dhjetëra miliarda dollarë.