Ballina Kosova Tensionet në veri/ Escobar: Kemi sinjale se Vuçiç është gati që t’i...

Tensionet në veri/ Escobar: Kemi sinjale se Vuçiç është gati që t’i pranojë tre pikat e BE-së! Kurti duhet të bindet

KOSOVË- Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Gabtiel Escobar ka komentuar situatën në veri të Kosovës ku tha se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.

Gabriel Escobar: Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë. Shpresojmë që Kurti në një moment të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane. 

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë kjo për Kosovën dhe nëse njëra prej tyre do të ishte tërheqja e KFOR-it , Escobar tha se kjo mundësi “nuk ishte në tavolinë”.

Gabtiel Escobar: Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin kosovar, jo me një parti apo një figurë politike.  Nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj.