Në një shkrim të ”Oprah Daily” të botuar të enjten me titull “Michelle Obama është në një mision për të revolucionarizuar atë që hanë fëmijët tanë”, ish-zonja e parë e SHBA-së vazhdon punën që filloi në Shtëpinë e Bardhë për të promovuar dhe përmirësuar shëndetin dhe ushqimin e fëmijëve.
Obama kujtoi vitet e saj të hershme si nënë, e cila i ushqente fëmijët e saj të vegjël me ushqime të shpejta.
“Përgatitja e vakteve të gatshme është më e thjeshtë se prerja e karotave. Ende mbaj mend që mora një nga vajzat e mia në takimin e mjekut dhe ai më tha se të gjitha këto zgjedhje të thjeshta që po bëja po ndikonin negativisht në shëndetin e saj. Ishte një nga ndjenjat më të këqija që kam pasur si prind dhe një nga zgjimet më të mëdha të jetës sime. Isha pak e frikësuar, por edhe pak e zemëruar”.
Kjo përvojë bëri që Michelle të punonte për shëndetin e fëmijëve ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Vlen të theksohet se me fushatën “Lëvizim!” synonte gjithashtu të luftonte mbipeshën e fëmijërisë dhe ‘Ligji për Fëmijët e Shëndetshëm, Pa urinë’ vendosi standarde të reja për të ushqyerit në drekat e shkollës.
Ajo gjithashtu bashkëthemeloi PLEZi Nutrition, një kompani ushqimesh dhe pijesh që ofron “pije dhe ushqime të shëndetshme” për fëmijët, duke lançuar një linjë me katër lëngje pa sheqer. “Koha ime si zonjë e parë më ka mësuar se industria ushqimore luan një rol shumë të madh në fatin e shëndetit të fëmijëve”, ka shkruar ajo më parë.