Ballina Aktualitet Shqipëria përgatitet për një sezon tjetër turistik, priten deri në 10 milionë...

Shqipëria përgatitet për një sezon tjetër turistik, priten deri në 10 milionë vizitorë

TIRANË– Turistët thonë se kanë vënë bast për Shqipërinë, vendin evropian në modë për bukurinë e tij natyrore, çmimet e tij të përballueshme dhe karakterin mikpritës të banorëve të tij.

Trendi ka qenë i dukshëm që në fillim të pranverës dhe operatorët turistikë kanë filluar të bëjnë llogaritë. Drejtori i Shoqatës së Operatorëve Turistik të Sarandës, Arben Cipa, rrëfen se këtë herë po e vlerësojnë sezonin që nis “nga prilli, ndryshe nga çdo vit tjetër, me dimensione të ndryshme si në numër ashtu edhe në profilin e klientelës . Mendoj se këtë vit mund të arrijmë edhe 200% klientelë në krahasim me vitin e kaluar”, llogarit Cipa.

“Ka një rritje progresive rreth 20-30% çdo vit, pra numri i turistëve është 30% më i lartë çdo vit. Dhe pa dyshim, ky vit do të jetë edhe më i madh. Besohet se numri i turistëve këtë vit do të kalojë 7.5 milionë, një shifër më e lartë se sa kishim në vitin 2022”,- shpjegonnga ana e saj Flora Xamani Baba , Drejtore Menaxhuese e Travel Magazine Balkan.

Turistët vënë bast për Shqipërinë për bukurinë e saj natyrore, çmimet e përballueshme dhe karakterin mikpritës të banorëve të saj.  Sipas operatorëve, kostoja mesatare e shërbimeve hoteliere të plota varion nga 30 deri në 300 euro në ditë. Deri në 10 milionë vizitorë Turistët që vizitojnë Shqipërinë shpesh largohen me të njëjtin mendim: “Do të kthehem”.

“Këtu hani mirë, dielli shkëlqen, deti është i bukur, gjithçka është mirë”, na thotë një turist holandez. “Për ne është shumë e lirë Shumë e bukur dhe jo shumë e mbushur me njerëz.”

“Ajo që më pëlqen më shumë në Shqipëri janë njerëzit”, thotë një shtetas gjerman. “ Njerëzit janë vërtet të mirë . Kudo që shkojmë njerëzit ndalojnë dhe na pyesin nëse kemi nevojë për ndihmë.”

“Është bukur”, thotë një e intervistuar e tretë, gjithashtu gjermane. “Vërtet bukur. Do të kthehem shumë herë.”

Sipas të dhënave, Shqipëria ka pritur në vitin 2022 vizitën e shtatë milionë e gjysmë turistëve. Instituti i Statistikave të vendit vlerëson se, nga janari deri në prill 2023, ka pasur më shumë se tre milionë e gjysmë vizitorë, që paraqet një rritje prej 35%. Ministria e Turizmit, në projeksionet e saj për këtë vit, flet për një objektiv prej rreth 10 milionë vizitorë.