TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë kësaj jave pritet që të nisë turin ballkanik. Komkretisht në datat 6 dhe 7 korrik kreu i qeverisë do të nisë turin të cilin e paralajmëroi disa ditë më parë gjatë një konference për mediat.
Rama do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të proçesit të Berlinit dhe e ardhmja e nismës “Ballkani i Hapur”, nismë që u “shkri” ende pa u implementuar mirë. Gjatë turit Rama do të ndaloj në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.