Nga Tyran PRIZREN SPAHIU – Prizren

 

Retë mbërthyen trupin tim

bardha, të lehta posi vesa e pranverës

në qetësinë mahnitëse të maleve e deteve lundrojmë

lehtësisht dorëzohemi puhizës.

*

Dritëzon horizontin muzgu i mëngjesit

rrezet përqafojnë bukuritë shkëlqyese

shqisat shijojnë lindjen e ditës

shtrihen rrezet posi valët e qeta të detit.

*

Vallëzojmë posi fjollat e deborës

harmonia e puplave te bardha shtrihen mbi bjeshkët

flatrat e shqiponjës mbretërojnë në majet e Ajsbergut

gjërë e gjatë Alpeve shpalosen magjitë e mrekullisë.

*

Ja, shikjoni muzgun e mbrëmjes si deh magjitë

ngjyrat e perëndimit që shkrihen mbi Alpet

jam në parajsën e Bjeshkëve të Bekuara

shoh teksa akullnajat frymëzuese pikturojnë qiellin Shqiptar…

Vargje poetike

UJË BURIMI