Ballina Diaspora Vuçiq, kuptoje se Albin Kurti i Prishtinës nuk është antar i “Klubit...

Vuçiq, kuptoje se Albin Kurti i Prishtinës nuk është antar i “Klubit Politik të Zemunit” të Beogradit

 

Nga Ramiz LUSHAJ – Tropojë

1.
Aleksandër Vuçiq, ti vërtet ke lindur në muajin mars, sikurse dhe Kurti, po dije se qëndrimet e veprimet tuaja për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, krahasimuar me Kurtin, janë me vitedritë larg, aq sa ç’janë Toka me planetin Mars.

Vuçiq, ju vërtetë jeni nja 5 vite moshe ma i madh se Kurti, po ju keni mbetur me shekuj jete larg, tek shek. XIV, bash tek Beteja e Fushë-Dardanisë, tek miti i fabrikuem e i rrejshëm serb për Kosovën.

Vuçiq, ju keni mbetë një vidovdanist sllav i përjetshëm, edhe kur shkoni në bisedime-dialog-negociata për Kosovën në Bruksel, Uashington, Ohër e kudo tjetër, edhe teksa flisni dhe veproni si “Dorë e Zezë” e Serbisë për ngjarjet në veri të Kosovës.

2.
Vuçiq, ju e njihni fort mirë komunën e Zemunit, sepse aty kreve dhe gjimnazin.

Njëri “Klan i Zemunit” ishte një klan mafioz, kriminal, me mbi 10 mijë antarë, i lidhur me “Beretat e Kuqe” dhe “Tigrat e Arkanit”, të cilët vranë dhe kryeministrin serb Gjingjiq (2003).

Tjetri “Klan i Zemunit” ishte klani politik, që në most e dy klaneve, këtij politikut i përket me patjetër.

3.
Vuçiq, ju prej vitit 1993 jeni pjesë e “Klanit politik të Zemunit” në politikën sllave e ballkanike, sepse partia jote e parë e antarësimit politik ishte Partia Radikale Serbe (SRS), e themeluar në komunën Zemun të Beogradit, nga ish Presidenti yt, Nikoliq (2012-’17), ndërkohë që ti ishe Kryeministër i Serbisë (2014-’17), Zv/Kryeministër i Parë i Serbisë (2012-’14), Ministër i Mbrojtjes së Serbisë (2012-’13).
Bashkëthemelues i kësaj partie SRS ishte dhe Vojisllav Sheshel- ish kryetari i komunës së Zemunit (1996-’98), ish Zv/Kryeministër i Serbisë (1998-2000) dhe Kryetar aktual i kësaj partie.

Vuçiq, kjo partia jote, SRS-Partia Radikale Serbe, e themeluar në Zemun të Beogradit, në ideologji e veprimtari, ishte vazhdimësi e Partisë Partisë Popullore Radikale Serbe të Pashiqit, ish Kryeministrit të Serbisë e Jugosllavisë, një nga antishqiptarët më të egër, gjakatar, genocidial, në historinë e kësaj toke e bote të derisotme.

5.
Vuçiq, ju si pjesë e “Klanit politik të Zemunit” të Beogradit, si vazhdim përditshmërie i Pashiqit, e bashkëthemeluet me Nikoliçin- partinë tjetër të re, me emër të ri e ideologji të vjetër serbe, Partinë Përparimtare Serbe (SNS, viti 2008). Ju ishit kryetar i kësaj partie (SNS) deri në maj 2023.

Po kush është nënkryetar i saj: Marko Gjuriq, stërnipi i Pashiqit, fakt e faktor tjetër i vazhdimësisë së Pashiqizmit sllav të platformave politike e genocidiale për “Serbinë e Madhe”.

Kjo tregon dhe nostalgjinë politike e lidhjet genetike të partisë tuaj me Pashiqin, sikurse me Millosheviçin e me Nikoliqin.

Ky Marko Gjyriqi yt, për lavdinë serbe e fatkeqësinë shqiptare është Ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara në Uashington D.C. dhe, para kësaj, ishte Drejtor i Zyrës Serbe për Kosovën në Beograd.

6.
Vuçiq, ju duhet ta kuptoni një herë e mirë dhe përgjithmonë, se nuk është dhe as nuk mundeni ta bani Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e Prishtinës, një antar politik të “Klanit Politik të Zemunit të Beogradit”!