Ballina Bota DW: Ajo që ndodhi me Wagner, goditje e rëndë për imazhin e...

DW: Ajo që ndodhi me Wagner, goditje e rëndë për imazhin e Putinit

Asnjë dënim për Jevgeni Prigoshin dhe ushtarët e tij të trupës Wagner, tërheqje në Bjellorusi – për këtë kanë rënë dakord Kremlini dhe kreu i trupës Wagner, Jevgeni Prigozhin. Nga ana e tij Prigoshin i jep fund kryengritjes. Sipas të dhënave, Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi, e ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë. Trupat Wagner janë tërhequr nga Rostovi dhe janë kthyer në kampet e tyre. Luftëtarët e trupës Wagner nuk do të ndiqen penalisht.

Ujdia u ndërmjetësua nga kreu i shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Lukashenko ofroi ndihmën e tij, pasi e njeh Prigozhin prej 20 vjetësh.

Sipas televizionit gjerman, ARD, Putini do ta ketë të vështirë të shpjegojë zhvillimet e së shtunës në Rusi. “Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi, por nuk dihet në cilin funksion”. Sipas zëdhënësit, Peskov, Putin nuk do të mbajë një fjalim të ri. Vetëm mëngjesin e së shtunës, Putin foli në fjalim për tradhtarë dhe një thikë pas shpine, dhe tani të gjithë rebelët largohen pa asnjë ndëshkim, shkruan ARD. Në Rusi është marrë seriozisht marshimi i Prigozhin. Në Moskë u morën masa kundër terrorit, u publikuan pamje si u hapën hendeqe në autostrada, që të pengoheshin trupat Wagner.

Sipas ARD, tolerimi i një ushtrie private si ajo e Wagner lidhet me atë që Putini monopolin e pushtetit të shtetit gati e dorëzoi në duar private. Prigozhin u tolerua dhe u lejua të bënte punët e pista. Si në Ukrainë, në Siri, apo Afrikë. Zhvillimet dramatike të së shtunës janë një “goditje e rëndë për imazhin e Putinit”./DW-Limit.al